Rama dhe Kurti të hënën në Shkup, mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor

9 months ago 30

Të hënën e javës së ardhshme, liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Shkup. Takimi do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Komisionit Evropian.

Zyra e kreut të qeverisë në Kosovë, Albin Kurti ka njoftuar se kryeministrit do të marrë pjesë në takim.

Edhe kryeministri Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij gjatë një konference të zhvilluar disa ditë më parë.

“Për pak ditë do të jem në Shkup.  Shpresoj të jetë dhe kryeministri i Kosovës. Nuk e di a do vijë se nuk e kam këtë informacion, por besoj se do takohemi”, tha Rama në konferencën e zhvilluar më 10 janar.

Në takim, përveç liderëve të rajonit, do të marrë pjesë edhe Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Europian, së bashku me James O’Brien, Ndihmës Sekretari Shtetërorë për Evropë dhe Euroazi të SHBA-ve.

Për të marrë pjesë në atë takim janë ftuar edhe përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-s dhe Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor , USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare.

Liderët e Ballkanit Perëndimor për herë të fundit u lodhën në dhjetor për samitin me Bashkimin Europian./vizionplus.tv

Read Entire Article