Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Kombëve të Bashkuara.
Ai ka folur për sfidat me të cilat përballet bota dhe përmendi angazhimet të cilat duhet të përmbushen.
Rama vuri në dukje edhe tolerancën e shqiptarëve, e cila kërkon angazhim me atë që është ndryshe.
“Ndërsa takohemi këtu sot përballemi me nje tjetër vit krizash e konfliktesh ndërsa një botë e përçarë rri e sheh. Perspektivat tona për një botë më të drejtë janë të mjegullta sot. Disa ditë më parë u zotuam në kuadër të paktit për të ardhmen. Kemi ndërmarrë të tjera angazhime të tilla në të shkuarën, jo gjithmonë i kemi mbajtur. Ky është një shans që marrim në trysnin për të bërë ndryshimin për një të ardhme më të paqtë e të begatë. Shqipëria me përulje i bashkohet këtij diskutimi pas misionit për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Ne kishimm për qëllim të përfaqësonin atë komunitet vendesh që qëndrojnë së bashku për ato parime që janë të panegociueshme. Me tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi. Toleranca kërkon që të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë.
Për ne shqiptarët tolerance nuk është thjesht pranimi pasiv i diversitetit të dikujt. Kjo formë tolerance që shqiptarët muslimanë e të krishterë shprehën ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kërkon frymën e vet partizane, kërkon të angazhohesh me atë që është ndryshe prej teje”, tha Rama. /vizionplus.tv