Rama në OKB: Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush!

1 month ago 24

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombëve të Bashkuara tha se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush, as nga pesë shtetet e BE që nuk e njohin.

Kreu i vendit tonë u ndal gjithashtu edhe tek lufta Ukrainë-Rusi. Kryeministri Rama tha se Shqipëria është në mbështetje të Ukrainës, ku i bëri thirrje Rusisë për paqe.

“Ne duhet të punojmë me durim. Kosova është një pjesë e pandashme e realitetin dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush, duke nisur nga 5 shtetet e BE që nuk e njohin Kosovën.

Në vitin e tretë të luftës Rusi-Ukrainë i bëjmë thirrje Rusisë të ndalë këtë luftë. Të shërbesh një agresion, nuk sjell paqe, por sjell luftën. Një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjell vetëm disfatë të mëtejshme. Edhe ne duam paqe, edhe ne duam të ketë paqe mes Ukrianës dhe Rusisë. Po kërkojmë një paqe të drejtë. Një paqe që nuk mund të minojë Ukraiknën dhe të drejtën e saj. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës sa të jetë e nevojshme”, tha kryeministri Rama. /vizionplus.tv

Read Entire Article