“Rama partner i jashtëzakonshëm i SHBA-së”, Blinken: Marrëdhëniet mes dy vendeve më të forta se kurrë

8 months ago 22

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, sot, më 15 shkurt, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ai u prit në aeroport nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani për të vijuar më tej me takimet e planifikuara me presidentin Begaj dhe kreun e qeverisë, Edi Rama.

Lexo edhe :

Related Posts

Me këtë të fundit, në ambientet e kryeministrisë mbajtën një konferencë të përbashkët për mediet.

Zyrtari amerikan falenderoi kryeministrin Rama për mirëpritjen dhe e cilësoi një partner të jashtëzakonshëm të SHBA-së.

Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve tona tani janë më të forta se kurrë. Blinken gjithashtu u shpreh falenderues ndaj Shqipërisë e cila hapi dyert për mijra afganë që ikën nga lufta.

Blinken: Kryeministri është një partner i jashtëzakonshëm i SHBA-së. Ky partneritet mes dy vendeve tona është më i fortë se sa ka qenë. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Kemi folur për punën tonë të fortë së bashku, për Ukrainën ndërsa përballet me sulmin rus. Kemi pasur mundësi që të diskutojmë sfida me të cilat përballemi. Jemi përqendruar për të nxituar përpara sigurinë.

Shqipëria ka qenë një mbështetje shumë e fortë e Ukrainës. Ka ngritur dorën e para për ta ndihmuar dhe i ka dërguar e para armë. Është një nga 10 kontribueset kryesore për të ardhura për frymë për Ukrainën. Shqipëria ka dhënë kontribut domethënës përgjatë 15 viteve në NATO. Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Aletatë tanë do të sjellin aftësi të ndryshme, por të gjithë kemi angazhimin e fortë që të ndihmojmë njëri-tjetrin.

Ne jemi falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj. SHBA ka ndihmuar që të trajnojnë ekspertë dhe për të përmirësuar teknologjinë. Dëshiroj ta falenderoj kryeminsitrin për diçka që është afër zemrës sime. Kjo është bujaria që ka treguar Shqipëria e cila ka mirëpritur mijëra afganë. Ata do të vijnë në SHBA. Ne do t’i ofrojmë të njëjtën mikpritje të ngrohtë. Kemi diskutuar gjithashtu se si t’i bëjmë institucionet demokratike të Ahqipërisë më llogaridhënëse ndaj qytetarëve shqiptarë./vizionplus.tv 

Read Entire Article