Reforma Zgjedhore, Basha: Sherri hiq Enkeledin të ulim Oerdin, i shërben vetëm Ramës

7 months ago 24
Reklamë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat ditën e premte ka folur sërish për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij teatri i përplasjes politike për ata që nuk duan të ulen në tryezë i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se kush e do ndryshimin në Shqipëri duhet të votojë për “Shqipëria një zonë elektorale”, ku vota të jetë e barabartë dhe të ulet në Kuvend ai që votohet më shumë.

Gjithashtu Basha kërkoi që në zgjedhjet e ardhshme të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë vendit, si dhe të votojnë shqiptarët e diasporës.

Për fat të keq teatri me regji të Edi Ramës, pamundësoi pjesëmarrjen fizike në reformën Zgjedhore, por që fatmirësisht u miratua online. Thirrja ime edhe në prani të bashkëkryetarit Alibeaj ndaj çdokujt që nuk e ka me hile, është t’i lërë alibitë dhe të bëhet pjesë e komisionit. Listat e hapura, kush merr më shumë vota ai bëhet deputet. Nëse ka kryetar partie që nuk ju p[pëlqen kjo, unë nuk jam njëri prej tyre. Barazi vote, jo 8500 vota për deputet në Vlorë, dhe 13500 në Kukës. Propozimi im është Shqipëria një zonë elektorale. Votim dhe numërim elektronik, funksionoi në 3 palë zgjedhjeve, dhe shmang ditë dhe javë lodhje dhe përplasjet e paevitueshme. Vota e diasporës. Nëse ka ide të tjera t’i dëgjojmë. Debati edhe këtë javë, ishte ik Enkeled të vijë Oerdi, e kuptoni sa i mjerueshëm, kush i fërkon duart, dikush tjetër që nuk i do listat e hapura, që ka 3 palë zgjedhje që kapet nga misionet e monitorimit në shkelje. Nuk po arrijmë dot një debat publik për çështje që shqetësojnë qytetarët. Kujt i bëhet vonë për emrat e përveçëm, kujt i bëhet vonë nëse ulet x apo y në atë karrige, njerëzit duan të shohin shpresë, të kenë besim, por kjo duke rikthyer besimin te zgjedhjet. PD ka paraqitur vizionin dhe platformën e vet. Ndaj nuk do të humbasim kohë me qarravitje dhe pelivanlliqe për interesa personale. Në lojë janë interesa publike. Për ta futur këtë raport në lojë me porta të vogla për interesat personale duhet të dështojë”, tha Basha.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article