Mjaftuan disa minuta shi për të përmbytur tregun e fruta-perimeve në qytetin e Fushë-Krujës.
Raportohet se të gjendur në këtë situatë, tregtarët po tentojnë të zhbllokojnë në mënyrë vullnetare pusetat, në mënyrë që situate të normalizohet.
Deri në këto momente nuk ka ende një reagim zyrtar apo në terren të instancave përkatëse.