Për tre ditët e ardhshme, Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të jetë e përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa ka bërë publike edhe numrat e emergjencës për çdo problematikë që mund të kenë qytetarët.
‘Të kujdesemi për njëri-tjetrin. Mirëmëngjes! Këto 3 ditë parashikohen plot shi e stuhi, ndaj të evitojmë levizje të panevojshme e të bashkepunojmë me emergjencat civile dhe Bashkinë në numrat 112 dhe 0800-0888 në rast nevoje”, shkruan Veliaj./vizionplus.tv