Resulaj-Balliut: Mos na fyeni inteligjencën, beteja e Berishës për interes personal, edhe ti po lufton për kredite politike

9 months ago 31

“Beteja e Berishës” po bëhet për interesa personale”, kjo ishte deklarata e deputetes së PS, Pranvera Resulaj në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, që shkaktoi debat në emision.

Gjatë debatit me ish-deputetin e PD Klevis Balliu, Resulaj theksoi se gjithçka që po bën Sali Berisha, po e bën për interesa personale, madje ajo shtoi se dhe ata që i shkojnë nga pas është për kredite personale.

Ndërkohë që për Balliun, Berisha gjithçka po e bën për qytetarët, pasi nëse do e kishte personale do të kishte shkuar në SPAK.

Pjesë nga biseda:

Balliu: Nëse do të ishte për interesin personal, masa që kërkoi SPAK-u ishte totalisht më e lehtë.

Resulaj: Të lutem mos na fyej inteligjencën, pasi e dinë të gjithë i madh e i vogël që po e bën për interesa personale, madje edhe ti i shkon nga pas për kredite politike.

Balliu: Po të ishte për interes personale do kishte shkaur në SPAK, pasi masa detyrim paraqitje është më e lehtë se arrest shtëpie.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article