‘Rezultati do të jetë zhdukja’/ Studiuesi i Elon Musk thotë se Inteligjenca Artificiale nuk është e kontrollueshme (fotot)

8 months ago 21

Një studiues i mbështetur nga milioneri i teknologjisë Elon Musk në kërkimet e tij, i ra edhe një herë zileve të alarmit për kërcënimin e Inteligjences Artificiale (IA) ndaj njerëzimit, duke thënë se nuk ka asnjë provë se ajo mund të mbahet nën kontroll nga njeriu.

Dr. Roman V. Yampolskiy, ekspert sigurie i IA ka marrë fonde kërkimi nga Musk për sisteme të avancuara inteligjente, të cilat ai i shpjegon në librin e tij “Inteligjenca Artificiale: E pashpjegueshme, e paparashikueshme, e pakontrollueshme” (‘AI: Unexplainable, Unpredictable, Uncontrollable.’)

Libri ekzaminon potencialin e teknologjisë për të ndryshuar krejtësisht shoqërinë ku jetojmë, dhe jo për mirë, si dhe potencialin tjetër të shkaktimit të katastrofës.

Yampsolskiy, profesor shkencash kompjuterik në University of Louisville, pas ekzaminimeve të tij ka arritur në konkluzionin e nuk ka prova se IA mund t’i ndalohen veprimet që janë të dëmshme për njeriun.

Ai sugjeron se për të ruajtur kontrollin ndaj saj, është nevoja për modifikime me opsione “anullimi” ose “kthim prapa” të cilat duhet të jenë të kuptueshme e transparente, në gjuhën njerëzore.

“Mund të them se ky është një nga problemet më të rëndësishme me të cilat është përballur njerëzimi”, tha Yampsolskiy në deklaratën e tij.

Kreu i kompanisë së teknologjisë OpenAI, Sam Altman tha kësaj jave se pyetjet e shqetësimet për IA janë të rëndësishme por jo “ato mbi robotët që rebelohen ndaj njerëzve”.

“Ka disa gjëra që mund të shkojnë keq, por unë nuk interesohem për robotë vrasës që dalin nëpër rrugë kur pësojnë ndonjë gabim”, tha ai në samitin e djeshëm të teknologjisë në Dubai.

Musk raportohet se ka financuar Yampsolskiy në të kaluarën por shumat dhe detajet nuk janë bërë të ditura, shkruan rrjeti Daily Mail.

Vetë kreu i Tesla ka dhënë alarmin për IA prej vitit 2023 pas një letre të hapur të mijëra ekspertëve të institutit ‘Future of Life Institute’.

Në letër thuhej se laboratorët e IA ne te gjithë boten po garojnë për të krijuar mendje të fuqishme artificiale njerëzore, të cilat askush dhe as krijuesit e tyre nuk mund të kuptojnë, parashikojnë apo kontrollojnë me besueshmëri.

Edhe libri i Yampolskiy ngre shqetësime të tilla.

Ekspertët parashikojnë se teknologjia do të arrijnë pavarësinë e saj në 2045, duke kaluar inteligjencën njerëzore me aftësi për të riprodhuar veten, kur dhe nuk do të mund të kontrollohet më.

Yampolskiy tha se aftësitë e teknologjisë për të mësuar, përshtatur dhe vepruar në mënyrë të pavarur e bëjnë atë të pakontrollueshme nga njeriu.

“Nëse ne mësohemi duke pranuar pa shpjegim përgjigjet dhe zgjidhjet e ofruara nga Inteligjenca Artificiale ne nuk do të dimë nëse po marrim zgjidhje të gabuara ose manipulative. Njerëzimi ose duhet mbrojtur ose duhet respektuar, por jo të dyja bashkë”, tha mes të tjerash Yampolskiy./DailyMail/

Në letër thuhej se laboratorët e IA ne te gjithë boten po garojnë të gjithë për të krijuar mendje të fuqishme artificiale njerëzore, të cilat askush dhe as krijuesit e tyre nuk mund të kuptojnë, parashikojnë apo kontrollojnë

Top Channel

Read Entire Article