Në dy vitet në vazhdim, qeveria planifikon të rikthejë tatimin për biznesin e vogël. Sipas strategjisë së nxjerrë për konsultim publik, për këtë kategori do të hartohet një sistem i thjeshtë për tatimin mbi të ardhurat.
“Komponentët kryesorë të rishikimit të politikës tatimore lidhen me rishikimin e përjashtimeve apo normave të reduktuara të tatimeve direkte dghe indirekte,. Natyrisht pjesë e rishikimit do të jetë edhe pjesa e politikës së taksës së pasurive të paluajtshme”, tha Malaj.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Tatimor, ministri Malaj u ndal edhe tek informaliteti në punë, që synohet të luftohet përmes kësaj strategjie.
“Mirëadiministri tatimor është në fokus të kësaj strategjie. Në këtë shtyllë si kompinent kryesor ne kemi parashikuar reduktimin e punës së apdeklaruar apo reduktimin e nëndeklarimit të pagës reale, si dhe reduktimin e uljes së pagesave në cash në ekonomi. Komponent kryesor i kësaj shtylle është edhe dixhitalizimi i plotë i sistemit të fiskalizimit, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në mënyrë që të rrisim deklarimet si dhe të ulim informalitetin. Normalisht nëpërmjet këtyre instrumenteve ne do të rrisim edhe profilizimin e riskut për tatimpaguesit, si dhe do të mundësohet investigimi i rasteve të shmangies tatimore”, u shpreh ministri.
Strategjia është e dakordësuar me BE dhe FMN dhe përmes saj synohet rritja e të ardhurave me rreth 65 mld lekë deri në fund të vitit 2027. /vizionplus.tv