Risitë e Kodit Elektoral, ekspertët: Formula e re do të sjellë garë në shumë qarqe

1 month ago 32
Reklamë

Në parlamentaret e ardhshme deputetët e rinj do të dalin nga një formulë ndryshe nga ajo e zgjedhjeve të 2021-it. Me dakordësinë e Edi Ramës dhe Sali Berishës pjesa më e madhe deputetëve nuk do të votohen ndërsa ajo e vogla do ta fitojë ulësen në parlament nga vota e drejpërdrejt e elektoratit.

“Nëse në 2021 të rrezikuar ishin të gjithë kandidatët sot nuk ndodh një gjë e tillë. Pra 1 e 3 do të jetë automatikisht pjesë e kuvendit të Shqipërisë. Nëse do të marrim në total duke pasur parasysh edhe raportin e 2021-it në numri i mandateve që mund të jenë parapëlqyes mund të kemi më shumë”, thotë Dritan Caka, anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ.

Me listën e re duke iu referuar rezultatit të parlamentareve të 2021, numrin më të lartë të deputetëve të zgjedhur nga vota e drejpërdrejtë do ta ketë Partia Socialiste me 32 dhe Partia Demokratike me 17. Në total 49 deputetë që i përcakton fitues jo kryetari por elektorati.

“Pragu artificial që u vendos në 2021- bëri që vetëm 19 kandidatë për deputetët të thyenin herësin. Nga këta, 16 ishin në listë fituese dhe vetëm tre ishin deputetët që u rirenditën. Efekti ishte minimalist. Me forumlën e propozuar, të themi diku 40 deputetë do të jenë në kuvend si pasojë e listës së hapur”, shprehet Dritan Taulla, ekspert për çështjet zgjedhore.

Në 2021 “herësi” u bë shkak që lufta brenda llojit të ishte e ashpër. Me formulën e propozuar për Dritan Cakën, anëtar të komisionit rregullator në KQZ gara elektorale është më përpjestimore.

“Jemi në kushte më gjithëpërfshirëse në pjesën e 2 e 3 të listës dhe kjo pjesë do të hapi një garë shumë më të madhe dhe një konkurencë midis vetë kandidatëve të partive politike. Kjo do të bëjë që edhe këta kandidatë duke thithur votues që të votojnë për ta do të rrisin në mënyrë propocionale edhe votat e partive”, thotë Caka.

Gara si brenda dhe jashtë llojit duket se do të jetë te partitë e mëdha.

“Nëse i referohemi konfigurimit aktual të parlamentit për  sa i përket PSD dhe PL nuk do të ketë garë. Ata individë që janë në kuvend janë ata që do të ishin te lista e mbyllur. Te PS dhe PD do të ketë garë në pjesën më të madhe të qarqeve. Ka edhe disa qarqe ku diskutohet zero sepse marrin aq mandate sa përmban lista e mbyllur”, shprehet Taulla.

Ajo që do të përbëjë kureshtje për parlamentaret e 2025-ës është formula që kryetarët e partive do të përzgjedhin. Kush do të jenë në listë të sigurtë, deputetët më të rëndësishëm dhe më të afërt me kryetarët apo do të jetë një ndërthurje sipas kontributit në parti dhe jo vetëm. /vizionplus.tv

Read Entire Article