Rivlerësimi i pronave nis në shtator, Rama: Kjo do të jetë amnistia e fundit

1 month ago 21
Reklamë

Pas shqetësimeve të agjentëve imobiliarë për bllokim të tregut të shit-blerjes së pronave kryeministri Edi Rama njoftoi se procesi i rivlerësimit do të nisë pas 45 ditësh.

Nga shtatori pritet që të bëhet efektive fushata e radhës në të gjithë territorin, me një tatim 5% nga 15% që është aktualisht, fushatë e cila pritet të zgjasë një vit.

Detajet e kësaj fushate i dha kryeminstiri me kryetarët e Bashkive.

Sa i përket procesit ë rivlerësimit të pasurive, ne e kemi bërë këtë proces dy herë. Ky nuk është një proces që mund të bëhet rregullisht, pasi në thelb kjo është një amnisti. Dhe jo vetëm është një amnisti por ka një kosto të rëndësishme për buxhetin e shtetit, pasi në momentin që bëhet rivlerësimi shmanget tatimi 15% për shitjet në vijim. Duke qenë se rivlerësimi është bërë bazuar në faktin që nuk ishin referencat e reja, sot me referencat e reja mund t’ju japim absolutisht të drejtë qytetarëve të kenë një shans të fundit për këtë. Është e rëndëishme të bëjmë një punë që kemi nisur për referencat e reja në qytetet e tjera. Sot minimalisht vija bregdetare nuk është më me ato çmime reference që kanë qenë në të shkuarën. Do të konkludojmë besoj brenda 45 ditëve të ardhshme këtë. Do të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur 1 vit, fund shtatori me fund shtatori dhe ndërkohë duhet të jetë e qartë dhe diçka tjetër, rivlerësimi i parë është bërë me 1%, i dyti me 3% i treti dhe i fundit me 5%. Bashkitë ku ka më shumë kërkesë të komunikojnë me banorët që kjo është e fundit, prandaj është e rëndësishme që të mos e lënë këtë shans, pasi pastaj do të kenë një barrë shumë më të madhe. Buxheti i shtetit humbet një sasi të konsiderueshme, por nga ana tjetër na intereson formalizimi i pasurisë në territor“, tha Rama.

Read Entire Article