Roberta Metsola rizgjidhet Presidente e Parlamentit Evropian

3 months ago 27

Roberta Metsola u rizgjodh Presidente e Parlamentit Evropian me 562 vota pro, duke rinovuar mandatin e saj edhe për 2.5 vjet të tjera.

E zgjedhur për herë të parë në këtë post në janar 2022, politikania malteze e Partisë Popullore Evropiane (EPP) do të qëndrojë në këtë rol edhe për një pirudhë tjetër 2.5 vjeçare.

Ajo mori mbështetjen e shumicës së 720 anëtarëve të sapozgjedhur të Parlamentit Evropian. Mandati pesëvjeçar i presidentit të Parlamentit është ndarë tradicionalisht në dysh midis socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë (S&D) dhe PPE-së së qendrës së djathtë.

Para votimit ajo u zotua për “udhëheqje të fortë” dhe për të vazhduar presionin për të drejtën e Parlamentit për të inicuar legjislacionin.

“Kjo duhet të jetë një Dhomë që nuk mund të ketë frikë të udhëheqë dhe të ndryshojë,” tha ajo, duke nderuar ish-presidentin e ndjerë David Sassoli.

“Unë kurrë nuk do të shmangem nga marrja e vendimeve të vështira,” shtoi ajo.

Read Entire Article