Rreziku nga bombolat e gazit, shumë qytetarë në Elbasan neglizhojnë certifikimin e paisjeve

9 months ago 24

Bombolat e gazit gjejnë një përdorim të gjerë në shumë familje e biznese.

Megjithatë përdorimi i tyre në shtëpi ka sjellë një sërë incidentesh, të cilat kanë patur edhe pasoja fatale, deri në humbje jete.

Raste të tilla të rënda ndodhën vitin që lamë pas, në Elbasan.

“Gjatë vitit të kaluar ka pasur raste zjarri nga bombolat e gazit, por ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë në kohë. Bombolat e gazit nuk janë të ndaluara, por duhet treguar kujdes në përdorimin e tyre”, thotë shefi i shërbimit zjarrfikës, Emirion Sota.

Pasi kalon një periudhë e caktuar kohe çdo përdorues i bombolave duhet t’i drejtohet pikave të certifikuara të kolaudimit për të vlerësuar gjendjen e tyre.

“Në pikat e shitjes ku bëhet mbushja e bombolave, atje provohet dhe kolaudohet bombola. Nëse nuk është funksionale për tu përdorur, pika e shitjes e merr bombolën dhe e nxjerr jashtë përdorimit”, thotë Sota.

Ekspertët e mbrojtjes nga zjarri këshillojnë që në një ambient të mbyllur që ka një volum 10 metër kub nuk lejohet të vendoset asnjë bombol.

Në një hapësirë që nga 10 deri në 20 metër kub lejohet të mbahet vetëm një bombol 15 kg, ndërsa mbi këtë masë, lejohet të mbahen dy bombola nga 30 kg./vizionplus.tv

Read Entire Article