Çmimet e të gjitha kulturave bujqësore në “Markatën e Shijes” në Korçë kanë pësuar një rritje të konsiderueshme.
Rritjet me të mëdha i kanë molla, kumbulla, domatja, specat dhe patatja, me një diferencë nga 20 deri në 40 lekë më shumë se viti i kaluar.
Për konsumatorët rritja e këtyre çmimeve ka bërë që shporta e tyre e ushqimeve ditore të ulet në mënyrë drastike.
“Nuk arrijmë dot t’i blejmë, se s’kemi ta marrim kaq. Desha të merrja dhe gjëra të tjera por janë shtrejtë. “
“Vajti domatja 1500, 2 mijë lekë, do hash sa më pak do e mbushësh pajtën përgjysmë.”
Edhe tregtarët e pranojnë rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve dhe thonë se kjo vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas dhe futjes se prodhimit nga importi.
“Tregtarja s’ka prodhim vendas dhe ne marrim nga jashtë dhe kjo ka kosto.”
Aktualisht një kilogram domate kushton 140 lekë nga 100 lekë që ishte një vit me parë, një kg speca 100 lek, ndërsa një kg patate kushton 60 lek nga 30 që ishte në të njejten periudhë të vitit të kaluar./vizionplus.tv