Ruani gjakftohtësinë! Korriku mbyllet me debate dhe shpërthime për këto 3 shenja Horoskopi

3 months ago 38

Tri janë shenjat që do përjetojnë tensione të mëdha deri në fund të muajit. Sipas parashikimit, dhe ndërkohë që ndikimi i Hënës së Plotë të Korrikut nuk ka kaluar ende dhe Mërkuri fillon udhëtimin e tij drejt Virgjëreshës, do të ketë keqkuptime, debate, presione dhe shpërthime.

Çfarëdo shenje që i përkisni, përpiquni të ruani gjakftohtësinë tuaj. Dhe nëse i përkisni një prej këtyre, bëni një përpjekje më të madhe.

Dashi
Dihet që zor se dorëzoheni dhe vështirë se ndryshoni mendje. Shumicën e herëve kjo ju shkon mirë, por këtë herë kokëfortësia dhe tensionet nuk do të përfundojnë në favorin tuaj. Sidomos në marrëdhëniet romantike dhe personale, ju duhet të kafshoni gjuhën nëse vërtet dëshironi të qëndroni në to.

Peshorja
Sado që i urreni tensionet dhe grindjet, ka raste kur situatat ju shtyjnë në kufi. Ju keni aftësitë diplomatike të nevojshme për të ruajtur ekuilibrin. Megjithatë, mund të mos jeni në gjendje t’i përdorni ato siç duhet për ditët në vijim. Megjithatë, shpejt e kuptoni kur e keni gabim dhe veproni në përputhje me rrethanat, kjo është pozitive.

Akrepi
Po, ju veproni fshehur dhe falë instinkteve tuaja të mira i perceptoni lehtësisht dobësitë e tjetrit. Ju dëshironi të keni fjalën e parë dhe të fundit dhe sapo të shpërtheni, përmbahuni. Këto ditë ruani gjakftohtësinë, sepse nëse ka një konflikt, nuk ka kthim prapa./vizionplus.tv

Read Entire Article