Rusia “kap” dhjetë raketa ukrainase mbi Krime

10 months ago 33

Forcat ruse njoftuan se zmbrapsën një sulm ukrainas ndaj objekteve ruse në Krime dhe shkatërruan 10 raketa ukrainase në hapësirën ajrore të gadishullit. Ukraina ka nisur sulmet ndaj Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe urës që e lidh atë me territorin rus gjatë luftës 22-mujore. Rusia ‘pushtoi’ Krimenë në vitin 2014, teksa Kievi po i kërkon Moskës të kthejë gadishullin.

Ndërkohë, të paktën katër persona u vranë nga bombardimet ruse në Ukrainën lindore dhe qendrore, njoftuan autoritetet ukrainase, pas disa ditësh sulmesh masive nga Moska që lanë dhjetëra të vdekur dhe të plagosur.

Autoritetet njoftuan gjithashtu se një sulm me raketa ruse në qytetin Kropyvnytskyi në Ukrainën qendrore vrau një person dhe plagosi shtatë të tjerë, dëmtoi dy objekte energjetike dhe ndërpreu energjinë elektrike në një hekurudhë.

Në rajonin jugor të Khersonit, një banor 61-vjeçar u vra pas një sulmi rus në Stanislav. Në vijën e frontit lindor, në Katerinovka, afër Donetsk, një sulm rus vrau një person dhe plagosi një tjetër.

Një ditë më parë, siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës, sulmet ruse vranë një person dhe plagosën tre të tjerë në rajonin e Donetskut. Ndërkohë në forcat e Moskës kanë shënjestruar 11 fshatra, duke intensifikuar sulmet./vizionplus.tv/

Read Entire Article