Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, banorëve u kërkohet të futen në vendstrehime

3 weeks ago 21
Reklamë

Autoritetet ukrainase kanë ngritur alarmin për sulme ajrore në të gjithë vendin për shkak të goditjeve të mëtejshme një ditë pas sulmit masiv rus. Banorëve të rrezikuar iu është kërkuar të futen në zonat e sigurta nëntokësore.

Forcat ajrore të Ukrainës kanë konfirmuar këtë të martë ngritjen e disa  bombarduesve TU 95MS nga një fushë ajrore në Rusinë perëndimore.

Shërbimet e urgjencës raportuan të paktën 6 persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur nga dy goditje ajrore ruse në zona të ndryshme.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të rajonit të Kievit u aktivizuan disa herë gjatë natës për të zmbrapsur raketat dhe dronët që synonin kryeqytetin ukrainas.

Dëshmitarët treguan për tre raunde të ndryshme  bombardimesh.

Sulmet vijnë pas betejës së të hënës kur Rusia shënjestroi Ukrainën me qindra dronë dhe raketa, në atë që e quajti përgjigje për përparimin  në Kursk.

Sulmi rus shkaktoi ndërprerje të shumta të furnizimit me ujë dhe ndërprerje të ujit duke përfshirë Kievin duke pretenduar se ato po përdoren për të ndihmuar kompleksin ushtarak të Ukrainës.

Partnerët perëndimorë SHBA dhe BE dënuan sulmin ndërsa Kievi iu kërkoi ndihmë për të parandaluar sulmet nga ajri dhe leje për të përdorur armët ajrore me rreze të gjatë./vizionplus.tv

Read Entire Article