Sa e vështirë të rrisësh presh? Fermerët ne Qerretin e vjetër të Lushnjes tregojnë lodhjen si kultivues: Do shumë krah pune…

8 months ago 23

Qerreti i vjetër është një nga fshatrat e Lushnjes që kulturë kryesore ka kultivimin e preshit.

80 për qind e familjeve në këtë fshat ka si burim kryesor të të ardhurave bujqësinë. Në këtë periudhë në oborret e shtëpive të tyre i gjen duke përgatitur preshin për t’a çuar në pikat e shitjes.

Muharrem Laze  me bashkëshorten dhe dy djemtë  me nuset  punojnë prej vitesh me këtë kulturë.

“Është një produkt që do shumë krah pune dhe për këtë jemi bërë bashkë. Ky vit duket i mbarë ndryshe nga vitet E tjera pasi çmimi është i kënaqshëm ndryshe nga vitet e tjera ku nuk arrini të siguronin as koston”- tha Muharrem Laze, banor i Qerretit.

E zonja e shtëpisë, Syme Laze tregon se që kur ka hyrë nuse që merret me bujqësi.

Augerti një nga djemtë e familjes tregon se ka zgjedhur të punojë këtu dhe do vazhdojë të rrijë nëse produktet bujqësore kanë tregje dhe çmim të mirë

Në këtë fshat familje bëhen bashkë në këtë periudhë ku ka nevojë për shumë krah pune. Ne këtë mënyrë atë rrisin rendimentin dhe ulin koston që do shtohej nga marrja e punëtorëve .

Çmimi i këtij viti për një kg presh është 45 lekë. Ky është viti që çmimi i këtij produkti po i jep të ardhura të mjaftueshme fermerëve, duke kompensuar humbjet në kultura te tjera.

Top Channel

Read Entire Article