Sa ju dëmton lagështira në shtëpinë tuaj?

2 months ago 43

Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme. Lavamanët që kanë rrjedhje, dirtaret e izoluara dobët, kuzhina, bodrumi dhe dushi janë disa nga vendet më të zakonshme ku krijohet myku.

Llojet e dëmshme të mykut mund të shkaktojnë alergji, helmin ose infeksione patogjene.

Si ndikon myku në trupin tuaj?

Por mbetet e vështirë t’i atribuohet çdo simptomë vetëm pranisë së lagështirës dhe mykut.

Kjo për shkak se ekspozimi mykut mund të shoqërohet një kohësisht me ekspozimin ndaj mikorbeve ose baktereve, të cilat mund të shkaktojnë probleme më vete, ose mund të përkeqësojnë sëmundjet ekzistuese. Kjo është arsyeja se pse mund të jetë sfiduese marrja e një diagnoze. Sidoqoftë, studime të ndryshme ku AgroWeb.org mbështetet, kanë zbuluar lidhje të mundshme midis simptomave të mëposhtme dhe ekspozimit ndaj mykut.

Probleme me frymëmarrjen dhe mushkritë

Kollitja, rrjedhja e hundëve, ethet ose gulçimi shoqërohen zakonisht me ekspozimin e mykut të të gjitha llojeve.

Kujtesë e dobët

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj mykut në ambjentet e banimit ose të punës, mund të dobësojnë kujtesën tuaj dhe të përkeqësojnë sëmundje të tilla si ajo e Alzheimerit. Megjithatë studimet ende nuk kanë dalë në përfundime të sigurta.

Lodhje kronike

Sindroma e lodhjes kronike, ka një lidhje të fortë mes pranisë së baktereve ose mikrobeve dhe ekspozimin ndaj mykut.

Probleme me sistemin tretës

Të vjellat, diarreja dhe dhimbjet e barkut janë simptoma të problemeve me tretjen, që lidhen edhe me ekspozimin ndaj abienteve me prani të mykut.

Sa më gjatë të jetoni ose të punoni në ambiente ku ka parani të mykut, aq më serioze mund të bëhen simptomat tuaja. Nëse keni prani të mykut në shtëpi, duhet të merrni masat e duhura paraprake dhe të kuptoni që ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tij, mund të shkaktojë probleme shëndetësore ose të përkeqësojë ato aktualet.

Read Entire Article