Deputeti demokrat, Ervin Salianji ditën e sotme ka dalë në një konferencë për mediet, teksa pritet edhe arrestimi i tij.
Prokuroria ka dërguar në Kuvend shkresën ku kërkon ndërprerjën e mandatit të Salianjit, ndërsa urdhri i Prokurorisë ka mbërritur edhe në Drejtorinë e Policisë.
Salianji: Pasi e bën projektin sesi do montohet kjo çështje, dolën në deklarim publik, si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, për të ruajtur banditët që i shërbejnë. Ashtu si unë dhe PD kishim denoncuar me emër, çdo grup kriminal. Fatmir dhe Geron Xhafaj t’i shpëtonin ndjekjes ndërkombëtare. Fatmir Xhafaj u betua se nuk do ma falte. Denoncimi im me fakte për atë që gjykata e quan kallëzim të rremë, i ndërpreu karrierën politike Fatmir Xhafajt dhe i dëmtoi reputacionin trafikantit ndërkombëtar të drogës. Një trafikanti ndërkombëtar droge i kam dëmtuar reputacionin.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Ishte si shpagim kundër meje dhe kundër çdo zëri opozitar, reagimi publik ka qenë si rrallë herë në unison, kundër kësaj stisje dhe manipulimi, Nuk janë funksionarë shteti, por pupacë të narkoshtetit. Kam kontribut të gjatë në opozitë, kam denoncuar afer korruptive, e kanë tërbuar Edi Ramën. Nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë, por shkoj si një plitikan i ri i opozitës model i ri, që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik.
vijon…