“Salianji do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme”, mbërrin në Polici urdhri i Prokurorisë për arrestimin e demokratit

1 month ago 27

Shorti në Prokurorinë e Tiranës, caktori ditën e sotme prokuroren Elona Alvora për të ekzekutuar vendimin e Gjyktatës së Apelit, e cila la në fuqi dënimin me një vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji.

Në shkresën e siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, thuhet se Salianji do të vuajë dënimin në një burg të zakonshëm.

“Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, fillon nga dita që ky vendim merr formë të prerë. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, do kryhet në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.”

Prokuroria gjithashtu dërgoi ditën e sotme shkresën në Kuvend  për heqjen e mandatit të deputetit Salianji.

Urdhri i Prokurorisë ka mbërritur edhe në Drejtorinë e Policisë, siç shihet në videon e siguruar nga Vizion Plus.

Read Entire Article