Shkresa e Prokurorisë për arrestimin e deputetit demokrat, Ervin Salianji, ka mbërritur në Kuvend.
Një ditë pas lënies në fuqi të vendimit të shkallës së parë për dënimin me 1 vit burg pritet që të ekzekutohet edhe masa e arrestit ndaj Salianjit.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga ana tjetër, PD e ka konsideruar si të jashtëligjshëm vendimin apo urdhër-arrestin, duke pretenduar se Salianji gëzon mandatin e deputetit, ndaj ka bërë kërkesë për mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve.
Salianji u shfaq këtë paradite në ambientet e selisë blu, ndërsa e ka konsideruar vendimin ndaj tij si politik./vizionplus.tv