Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi të madhe kokaine në Postin e Pireut.
Pas kontrolleve u sekuestrua një kontenier i dyshimtë me banane me origjinë nga Ekuadori me destinacion Pireun.
Më pas u bë një kontroll me rreze X, ku në pajisjet ftohëse të kontejnerit u zbulua një lëndë organike e dyshimtë, gjë e cila u vërtetua edhe nga qeni zbulues i drogës.
Gjatë kontrollit fizik janë identifikuar 46 pako me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike (kokainë), me peshë bruto pesëdhjetë e pesë kilogramë e pesëqind e nëntëdhjetë e një gram (55.591 kg), të cilat janë konfiskuar.
Vlera e sasisë së lartpërmendur të kokainës llogaritet në 2.800.000 €. /vizionplus.tv