Senati italian i jep dritën jeshile marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

7 months ago 8
Reklamë

Senati italian i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes u miratua në me 93 vota pro dhe 61 kundër. Marrëveshja u kundërshtua ashpër nga opozita, sipas së cilës projekti është rezultat i propagandës së qeverisë Meloni, “një iluzion”, i cili rrezikon të cenojë të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe do të kushtojë rreth 650 milionë euro.

Lexo edhe :

Related Posts

Edhe opozita shqiptare e ka kundërshtuar marrëveshjen, duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha dritën jeshile me vendimin e saj.

Marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, parashikon që emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane të dërgohen në Shqipëri.

Kjo përfshin ngritjen e një pike në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve dhe një qendre në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Italia do të ketë përgjegjësinë për çdo veprimtari dhe gjithashtu asaj i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes. /vizionplus.tv

Read Entire Article