Shantazhi në rrjetet sociale, rriten krimet kibernetike, shumica e viktimave të abuzimit janë vajza

9 months ago 18

Rritja e numrit të denoncimeve për krimet kibernetike në drejtoritë vendore të policive ka sjellë nevojën e krijimit të një seksioni të posaçme që do të merret me hetimin . Një prej tyre është hapur në drejtorinë vendore të policisë së Elbasanit, e cila ka hetuar dhe zbuluar disa raste. Bledar Debrova specialist në këtë sektor tregon pasojat që sjellin krimet kibernetike.

“Në përgjithësi kallëzimet që janë bërë janë nga vajza dhe gra, të cilëve këtyre persona u hapen profile fallco me të dhënat  e tyre, përdoren komente denigruese dhe fyese. kjo sjell shqetësime jo vetëm tek individët në fjalë por dhe të familjaret e tyre u akumulohet një stres i cili mund të sjellë edhe marrjen e masave ekstreme për jetën”,  shprehet Debrova.

Por ndjekja penale nuk mjafton. Individët që bien preh e krimeve, në shumicën e rasteve janë të rënduar nga ana psikologjike dhe natyrisht kërkojnë trajtim të specializuar.

“Ne përfshihemi që në momentin e parë që bëhet denoncimi në polici e më pas i mbështesim ato nga ana emocionale dhe psikologjike që të japin një deklarim sa më real. patjetër që shoqërohen me frikëra të mëdha dhe me ankth sikurse kemi raste të veçanta që kemi elemente të viktimizimit apo të ndjerit fajtor nga ana e viktimës që shpesh herë kërkojnë dhe të tërhiqen”,  thotë psikologia Erjona Hoxha.

Pjesa më e madhe e rasteve që kanë rënë preh e abuzimit kibernetike, referuar materialeve të hetuara nga policia e Elbasanit, janë vajza të moshës mbi 25 vjeçe. /vizionplus.tv

Read Entire Article