SHBA kërkon përfundim të sulmeve, Izraeli nuk tërhiqet: Lufta do të vazhdojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm

10 months ago 39

Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë edhe gjatë vitit tjetër.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi tha të martën se ndërsa lufta po zhvillohet në një zonë komplekse, ajo do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë. Kjo deklaratë vjen pas zërave jozyrtarë ku thuhej se SHBA i ka vendosur Izraelit afat kohor deri në fund të këtij viti për të arritur objektivat dhe përfunduar luftën.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant theksoi më herët se pritet një luftë e gjatë dhe shtoi se Izraeli është në një pikë strategjike të luftës, me vendin që sulmohet nga shumë drejtime.

Ndërkohë, kryeministri Benjamin Netanyahu tha të hënën s  lufta është larg përfundimit , pasi udhëheqësi izraelit vizitoi Gazën për herë të dytë që nga 7 tetori.

Por këto sinjale kanë alarmuar komunitetin ndërkombëtar, pasi numri i të vdekurve në enklavën e rrethuar vazhdon të rritet./vizionplus.tv/

Read Entire Article