Një sherr i ashpër shpërtheu në një plazh në Itali për shezlongët, sipas një video të publikuar nga një parlamentar italian.
Në videon e postuar në Facebook nga deputeti Francisco Emilio Borelli, shihen gra që konfliktohen fizikisht me njëra-tjetrën, pasi njëra prej tyre kërkonte shezlongët buzë detit.
Sipas informacioneve, në përleshje janë përfshirë edhe rojet e plazhit, të cilët kanë tentuar të ndalojnë konfliktin.
Përleshja ka ndodhur në resortin Varcaturo, pranë Napolit.
Në postimin e tij, deputeti italian akuzon gratë se me sjelljet e tyre rrezikojnë sigurinë publike.
“Kërkojmë që gratë që morën pjesë në përleshje të identifikohen, të vihen para drejtësisë dhe të ndëshkohen”, përfundon deputeti italian në postimin e tij./vizionplus.tv