Shiste pjesë makinash të kontrabanduara nga Anglia dhe fshihte të ardhurat, nën hetim 31-vjeçari. Policia sekuestron 11 “Benz” në servisin e tij

8 months ago 10

Një 31-vjeçar është nën hetim pasi shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara nga Anglia dhe fshihte të ardhurat.

Në servisin e E. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Shjezë,  shërbimet e Policisë sekuestruan 11 automjete tip “Benz”, të dyshuara të kontrabanduara nga Anglia, me qëllim shitjen në pjesë, aktivitet për të cilin, ky shtetas nuk deklaronte të ardhurat.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas shiste pjesë automjetesh të kontrabanduara, në servisin e tij në fshatin Kryebushat, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, goditën këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel

Read Entire Article