Shkatërrohet banda e narkotrafikut në Bolivi, mes të arrestuarve dhe një shqiptar

7 months ago 18
Reklamë

Policia boliviane ka arrestuar këtë të premte 5 anëtarë të një bande të narkotrafikut të drogës, mes tyre dhe një shqiptar.

Mediat raportojnë se operacioni u zhvillua këtë të premte në komunën e San Rafael de Velasco mbërritën në Santa Cruz.

Operacioni u zhvillua një ditë pas vrasjeve të kryera në një zonë të braktisur.

Gjatë aksionit pati një përplasje me armë mes policisë dhe anëtarëve të bandës. Pritet që të në orët në vijim të kemi një raport më të detajuar nga policia.

Rezultati i këtij operacioni ishte arrestimi i disa personave, mes të cilëve individë të nacionaliteteve të ndryshme. Mes tyre dy shtetas brazilianë, një paraguaian, një shqiptar dhe një bolivian .

Mes tyre, u identifikua një bos i trafikut të drogës, Maximiliano Da Fonseca , i cili ka një histori në Brazil, si trafik droge, trafik armësh, pastrim parash dhe shoqata kriminale. Përveç kësaj, ai kërkohej në Paraguaj, Peru dhe Kolumbi.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article