Shkelën perimetrin e sigurisë dhe rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen dy mjete lundruse në Vlorë

5 months ago 17

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Vlorë kanë bllokuar dy mjete lundruese të cilat shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Një prej mjeteve u bllokua në Zvërnec dhe drejtuesi  u ndëshkua me masë administrative 100,000 lekë të rinj.

Ndërsa në plazhin e Palasës u bllokua një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Drejtuesi i gomones u ndëshkua me 100,000 lekë të rinj.

Policia Kufitare njofton se në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore do të vijojnë monitorimin e të gjitha zonave bregdetare./vizionplus.tv

Read Entire Article