Shkëmbimi i “pakos” do bëhej në parkingun e një qendre tregtare, zbardhet skema si do trafikohej 16 mijë euro drogë nga Fushë-Kruja në Korçë (Emrat)

9 months ago 32

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë në kryeqytet, ku u sekuestruan 16.2 kg kanabis dhe 90 gramë kokainë.

Në pranga u vunë katër persona, dy 23-vjeçarë, Haziz Zylfa dhe Vladimir Kani, Demokrat Dylgjeri dhe Hyrxher Mete.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se lënda narkotike dyshohet se ishte kultivuar dhe përpunuar në Fushë-Krujë nga Haziz Zylfa dhe Vladimir Kani.

Me ndërmjetësimin e Demokrat Dylgjerit nga Elbasani, droga sillej në Tiranë, ku do t’i shitej Hyrxher Metës nga Korça.

Vlera e drogës llogaritet rreth 16 mije euro. Shkëmbimi ishte lënë për tu kryer në parkingun e një qendre tregtare, ku droga, që nga të arrestuarit emërtohej “pakoja”, do të futej në një furgon dhe do të transportohej në Korçë ku dyshohet se Mete do ta shpërndante.

Gjatë kontrollit të banesës së tij në Korçe policia gjeti edhe 90 gram kokaine të ndarë në doza.

Top Channel

Read Entire Article