SHKODËR/ 26-vjeçari dhunon vazhdimisht prindërit, vajza rreh nënën

3 months ago 25
Reklamë

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar në mënyrë të përsëritur prindërit.

Në njoftimin e policisë thuhet se në pranga ka rënë shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë.

Gjithashtu ka nisur hetimi për një 27-vjeçare, e cila dyshohet se ka dhunuar nënën.

“Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Zh., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Read Entire Article