Një autoveturë ka rënë në një kanal të ujërave të zeza në Durrës duke rrezikuar që të mbyten drejtuesja dhe vajza e saj e mitur.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në një rrugë dytësore në lagjen nr.17, që lidh këtë lagje me autostradën Durrës Tiranë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, shoferja ka humbur kontrollin e automjtetit duke rënë në kanal.
Është dashur ndihma e banorëve të lagjes që kanë mundur të nxjerin nga automjeti drejtuesen dhe vajzën e saj./vizionplus.tv