Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në banesën e një 70-vjeçari.
Shpërthimi ka ndodhur pas një rrjedhje gazi në kuzhinën e të moshuarit, që fatmirësisht ishte e veçuar nga pjesa tjetër e shtëpisë, ku ai flinte.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.
Top Channel