Shpërthen bombola e gazit në Shijak, dëmtohet banesa e 70-vjeçarit

7 months ago 29
Reklamë

Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në banesën e një 70-vjeçari në Shijak.

Shpërthimi ka ndodhur pas një rrjedhje gazi në kuzhinën e të moshuarit në lagjen “Popullore”, që fatmirësisht ishte e veçuar nga pjesa tjetër e shtëpisë, ku ai flinte.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

Top Channel

Read Entire Article