Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodh në Florida, ku një shqiptar vrau gruan dhe rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare.
Mediat amerikane kanë publikuar deklaratat të cilat i shtynë ata drejt arrestimit të 34-vjeçarit Renato Muhaj dhe se ai kishte rrëmbyer vajzën e mitur. Policia tha se Muhaj sulmoi prindërit tij në banesë dhe më pas vrau nënën e vajzës së tyre, 32-vjeçaren Suela Saliaj.
Ngjarja makabër ndodh në banesën e saj në Clearëater ku viktima u sulmua me thikë dhe u pre në pjesën e qafës.
Si nisi ngjarja:
E gjitha filloi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearëater u thirr në vendngjarje. Policia raportoi se Muhaj kishte rrahur të dy prindërit e tij atje. Më pas ai i ka marrë celularët në mënyrë që të mos telefonojnë autoritetet.
Pas kësaj 34-veçari ka hyrë në dhomën e gjumit të prindërve dhe gjatë një bisede me ta ka nisur ta godasë me grusht në fytyrë të atin. Ky i fundit u dërgua në spital me dëmtime dhe dhëmbë të thyer.
Terrori për ta nuk ka mbaruar me aq, pasi autori ka amrrë një hanxhar dhe ka ngritur armën, sikur do të godiste nënën e tij, e cila po ashtu u dhunua.
“Prindërit e tij u kapën me njëri-tjetrin dhe mbyllën sytë nga frika se mos do të vriteshin nga Muhaj”, thuhet në deklaratë.
Gjithçka ka marrë fund kur njëri nga prindërit ka arritur të largohet nga banesa, ndërsa tjetri u mbajt i mbyllur. Ky i fundit po ashtu ka arrur të largohet në momentin që Muhaj është larguar në dhomën tjetër.
Policia e Clearëater kontaktoi Departamentin e Policisë Largo për ndihmë në gjetjen e Muhaj e më pas u bë një kontroll në shtëpinë e 32-vjeçares.
Sipas një deklarate, oficerët panë gjak jashtë banesës së bashkëshortes së autorit së bashku me një thikë. Brenda banesës, ajo u gjet e vdekur në dyshemenë e dhomës së gjumit. Kishte gjak në shtratin e saj, ambientin përreth dhe mbi trupin e saj.
Vajza e mitur e Muhajt dhe Saliajt, Alessia, nuk ishte në banesë dhe policia nisi një alarm rreth orës 7 të mëngjesit. U dyshua se 8-vjeçarja dhe babai i saj mund të udhëtonin me një “Kia Sportage 2017”.
Rreth orës 8:30 të mëngjesit, pasi ranë në gjurmët telefonike, autori u arrestua. E mitura ishte në gjendje të mirë ndërsa Muhaj u vu në pranga.
Alessia deklaroi për policinë se ajo ishte dëshmitare kur babai i vrau nënën, “duke e goditur shumë herë me thikë” në dhomën e gjumit.
“Vajza tha se e dinte se nëna e saj kishte vdekur dhe ajo e pyeti babanë e saj: “Pse e bëre këtë?” Ajo detajoi se i pandehuri përmendi se ai me të vërtetë donte që ajo të vdiste”, thuhet në deklaratë.
Vajza i tha policisë se pas vrasjes, 34-vjeçari e ka marrë nga banesa dhe e ka zbritur me shpejtësi nga disa shkallë, gjatë kësaj kohë është rrëzuar. Më tej deklarata vijon duke shtuar se 8-vjeçarja ka treguar se ai më pas e ka tërhequr zvarrë në beton për ta çuar në automjetin e tij.
Muhaj deklaroi në polici se nuk i kujtohej se çfarë ndodhi. Këtë të martë u vendos nga gjykata që autori të lihet në burg dhe të mos ketë asnjë kontakt me vajzën e tij
Mbi të rëndojnë veprat penale “vrasje e shkallës së parë”, “rrëmbimin e një të mituri”, “abuzim me fëmijët” dhe “sulm i rëndë”.
Top Channel