Shumica shqiptarë, u dogjën 45 vetë të gjallë në autobus, 20 muaj burg pronarit në Shkup

6 months ago 31
Reklamë

Gjykata Penale në Shkup mori vendimin për rastin tronditës të firmës “Besa Trans”, autobusi i të cilës u aksidentua e më pas u dogj në orët e para të 23 nëntorit të vitit 2021 teksa kthehej nga Stambolli për në Shkup.

45 vetë humbën jetën mes flakëve në tragjedinë e përpara tre viteve, të bllokuar brenda mjetit pa asnjë mundësi shpëtimi. Në mesin e viktimave ishin edhe fëmijë, më i vogli nga të cilët vetëm 4 vjec. 7 persona të tjerë u lënduan. Mediat në Maqedoninë e Veriut thonë se pronari i kompanisë është dënuar me 20 vjet heqje lirie, ndërsa firmës do t’i duhet të paguajë edhe 800.000 denarë dëmshpërblim.

Autobusi, sipas Prokurorisë ka dalë nga nga territori i RMV-së me certifikatë licence të falsifikuar dhe për këtë konsiderohet përgjegjëse kompania në fjalë dhe pronari i saj. Sipas aktakuzës, 41-vjeçari ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit. Me certifikatën e falsifikuar të licencës për qarkullim ndërkombëtar, autobusi rezultoi të kishte dalë 20 herë nga vendi vitin 2021 nga data 10 janar deri në aksidentin e nëntorit.

Drejtoria Doganore një ditë pas aksidentit informoi se pas kontrolleve të kryera, ishte vërtetuar se autobusi i “Besa trans” – Shkup, nuk rezultonte fare të kishte lëvizur jashtë kufijve, e për këtë arsye, dy punonjës të doganave u pezulluan nga puna. Avokati mbrojtës i Haxhiu njoftoi se do ta ankimojnë vendimin, pasi e konsiderojnë shumë të lartë dënimin e tij me një vit e tetë muaj burg.

Top Channel

Read Entire Article