Si duhet të sillen prindërit me fëmijët kur i vënë në gjumë

9 months ago 23

Prindër, kur do të vendosni fëmijën në gjumë, përpiquni të jeni të qetë dhe mos ta bëni me padurim, pra duke pritur që sa ta vendosni në krevat fëmijën ta zërë gjumi. Ka raste që do të flejë menjëherë, por në përgjithësi do pak kohë, që ta zërë gjumi.

Mirë është që fëmija të dërgohet për të fjetur, çdo darkë në të njëjtën orë dhe ora më e përshtatshme është ora 20.30.

Pse kjo orë, sepse do të keni kohë të lexoni një libër, të flisni pak për kohën kur nuk ishit bashkë, ju në punë dhe fëmija në kopësht apo shkollë.

Gjithashtu mund të flitet pak për gjumin edhe pse fëmija mund të jetë me muaj.

Ju duhet t’i flisni dhe t’i shpjegoni me fjalë të thjeshta se sa mirë i bën gjumi për t’u rritur, sa shumë e ndihmon trupin dhe mendjen e tij. Duke e përkëdhelur dhe folur për diten e re që është nesër, që ai apo ajo do të jetë një ditë më i madh.

Tregojini se sa i zoti tregohet, që e përdor dorën më me siguri, që qesh bukur, si dhe plot nga këto fjalë të thjeshta që e qetësojnë fëmijën dhe duke u qetësuar me nënën apo babain pranë, e zë gjumi.

Prindër, padurimi juaj e bën fëmijën të ndihet keq dhe i pasigurt! Prindër, edhe vënia në gjumë është pjesë e rritjes, përpiquni ta shijoni, kështu shmangni dhe bezdinë!

Read Entire Article