Si po përgatitet Marine Le Pen për pushtet, nga protestat tek presidenca

8 months ago 28

Është një ritual i përvitshëm në Francë që liderët politikë të mbajnë fjalimin e tyre përmbledhës.

Ishte koha që Marine Le Pen, udhëheqësja e së djathtës në Francë, mbajti fjalimin e saj në periferi të Parisit.

Asokohe, partia që ajo u përfshi në vitin 2011, si një ‘trashëgimi” nga babai i saj, Jean-Marie, kishte si synim protesta pa kosto të larta më shumë se vetë pushtetin.

Këtë janar, fjalimi iu besua Jordan Bardella-s, krahut të saj të djathtë, një 28-vjeçar që do ndiqej nga Maria Le Pen, e ulur në reshtin e parë të të pranishmëve.

Me një kostum të errët dhe kravatë, ai foli nga një sallon madhështor në Avenue Hoche në Paris, shumë pranë Champs-Elysées. Simbolika ishte e fuqishme. Zhvendosja nga periferia e kryeqytetit në “zemër” të Parisit elitar përfshin një strategji politike. E djathta e Maria Le Pen lë pas protestat pa kosto për t’u përqendruar në marrjen e pushtetit.

Marine Le Pen flet me presidentin e RN, Jordan Bardella

Kjo nuk është beteja e parë e Le Pen për pushtet. Pasi ajo është përfshirë në tre zgjedhje presidenciale, duke kaluar në balotazhin përfundimtar në dy prej tyre. Çdo herë, ajo ka humbur ndaj presidentit aktual, Emmanuel Macron. Por rezultati i saj përfundimtar shënoi rritje: nga 34% në 2017 në 41% në 2022.

Në vitin 2027 Macron do t’i ndalohet të kandidojë për një mandat të tretë radhazi. Sondazhet tregojnë se gjasat që Le Pen të fitojë janë të larta. Partia e saj duket se ka “ndezur motorët” e fushatës, ndaj zyrtarët e partisë dhe deputetët e zgjedhur po mbledhin të dhëna për gjithçka, nga risku i tregut deri te politika energjetike. Këshilltarët, po punojnë për një sërë projektligjesh legjislative që jani gati për të kaluar në parlament dhe një program për 100 ditët e para pas marrjes së pushtetit.

Po ashtu, Le Pen zhvillon vazhdimisht takime me qytetarë që përfaqësojnë grupmosha të ndryshme për të kuptuar atë që shoqërisë i nevojitet.

Në vitin 2022, Le Pen sulmoi në fjalimet e saj “globalistin” Macron, i cili sipas saj e skllavëron njerëzimin në logjikën e politikave të aplikuara në ekonomi.  Megjithatë, partia e saj argumenton se për të fituar pushtetin, ajo gjithashtu duhet të kombinojë bazën e saj të fortë mbështetëse midis shtresa të ndryshme shoqërore, ku çdokush të ndihet i përfaqësuar.

Në vitin 2022 vetëm 26% e atyre me diplomë universitare votuan për Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Fjala e sotme është siguri. Për sa i përket politikës, zonja Le Pen ka hequr dorë nga thirrjet për “Frexit”, duke lënë BE-në ose euron, gjë që shqetësoi votuesit, duke ruajtur Përsa i përket qasjeve, partia e saj është “pastruar” nga retorika antisemitike.

Le Pen ka instaluar një brez të ri besnikësh. Grupmosha e vetme më e madhe në mesin e deputetëve tani janë moshat 30 deri në 39 vjeç. Për herë të parë në 40 vjet, një sondazh në dhjetor tregoi se më shumë francezë (45%) nuk e konsiderojnë partinë si “rrezik për demokracinë”.

Le Pen është një admiruese e liderit të Hungarisë, Viktor Orban, dhe partia e saj është e linjëzuar në Parlamentin Evropian me AFD-në e ekstremit të djathtë të Gjermanisë. Një bankë ruse e lidhur me Kremlinin financoi disa nga fushatat e saj të mëparshme zgjedhore. Partia e saj, po ashtu qëndron kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO ose në BE.

Gjetja e një mënyre për t’i rezistuar nacionalist-populizmit sfidon centristët në të gjithë Evropën. Në vitin 2017, gjatë një debati presidencial, Macron e cilësoi Le Pen si të paaftë për të qeverisur, kur ajo ngatërroi dy firma të mëdha franceze dhe nuk arriti të shpjegonte politikën e saj për monedhën vendase./vizionplus.tv/

Read Entire Article