Si shkoi java e fakirëve? Batuta e Albanos shkakton të qeshura: Duhet të bënim dhe një fëmijë unë me Dionisin

6 months ago 26

Java e “fakirit” nuk ka shkuar edhe aq keq për Albanon dhe Dionisin në “Ferma VIP”. Dyshja ka kaluar në mënyrë fantastike, aq sa ju ka bërë përshtypje edhe analistëve në “Ferma VIP”.

Por gjatë komenteve për lojën e kësaj jave për fakirat tanë të opinionistes Armina Mevlani, nuk ka munguar as batuta e Albano Bogdos, i cili tha se tani atij dhe Dionisit ju ngel veç të bëjnë fëmijë, çka ka shkaktuar të qeshura pafund.

Pjesë nga biseda:

Besi: Ato dy tujat jepnin më shumë se ato të Dionist.

Albano: Barazim.

Besi: Ja kanë dalë më mirë se ata që e kishin imagjinuar. Albano u mërzit, me kë e kishe kunjin?

Albano: Jo se kisha me asnjërin.

Armina: Çdo e keqe e paska një të mirë, pasi nga kjo eksperiencë gjete një shok shumë të mirë, edhe ti dhe Dionisi.

Albano: Se dinit ju, ne e dinim.

Armina: Treguat që jeni një kombinim ideal.

Albano: Do bënim një fëmijë, do dilte çun shumë i mirë.

Sonila: Më mirë me ty e fukara, se sa pa ty i pasur. Kjo do ju shkonte juve.

Read Entire Article