Flakët kanë përfshirë Gjermaninë, e si pasojë ka bërë që rreth 500 banorë të dërgohen në vende më të sigurta, kryesisht në Gjermaninë veriore.
Siç thotë një zëdhënës i distriktit Harz, zjarri vazhdon të përhapet pavarësisht përpjekjeve për ta kontrolluar atë.
Vatra e zjarrit është në një pyll në Konigsberg. Shefi i qarkut Kai-Uëe Lohse fillimisht njoftoi për një zjarr që shtrihej rreth 300 metra.
“Deri në mbrëmje, dy aeroplanë nga Saksonia e Ulët, një aeroplan nga distrikti Harz dhe një helikopter u angazhuan në një përpjekje për të shuar zjarrin. Shumë zjarre janë bashkuar, duke krijuar një front më të madh, pavarësisht përpjekjeve të 150 zjarrfikësve në terren”, tha zyrtari.
Rrjeti më i madh i hekurudhave Harz Narroë Gauge mbylli një rrugë për shkak të zjarrit pyjor, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme.
Sipas mediave të huaja, zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe është bërë i pakontrollueshëm. /vizionplus.tv