Skandali i Spitalit Onkologjik ka qenë tema e podcastit të kryeministrit Edi Rama. I ftuar ka qenë mjeku neurokirurg Kita Sallabanda, i cilin punon në Spanjë.
Ky i fundit tha se tashmë fytyra e spitaleve shtetërore ka ndryshuar dhe se njerëzit duhet të kenë besim dhe kishte dy këshilla për qeverinë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Duhet të shkojnë me besim (tek spitalet shtetërore) se ka mjek të mirë, të zgjuar, të shkathët, me njohuri. Ka mjek që nuk të kërkojnë të paguash për të bërë ndërhyrje kirurgjikale, ose trajtime. Kjo është e vërtetë. Që ka fenomene të tilla ka.
Duhet të shkojnë me shumë besim, Dje pashë sallat e kiruirgjisë së përgjithshme. Nuk ka asnjë ndryshim nga asnjë sallë kirurgjie në cdo vend të botës. Jua them si profesionist. Nuk kam qenë vetëm në Spanjë, kam qenë në Francë, Gjermani, Itali. Ai sistem që keni bërë në sistemin kirurgjikal, nuk i lë asnjë… madje i keni sallat më të mira se i kam unë në spitalin publik në Spanjë. Kur e them nuk e ekzagjeroj. Sot spitali kirurgjikal apo spitali i urgjencës është një nga më të mirat që unë kam parë për strukturën, organizimin. Kjo është e vërtetë. Duhet mbushur me aparatura, që dalë ngadalë do të bëhen e duhet të përkrahen mjekët që janë atje, pse jo të zhvillojnë aktivitetin e tyre në privat”, tha Sallabanda.
Ndërkohë Rama tha se “spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit”. Megjithatë ai u shpreh se është i vetëdijshëm që ka ende për të përmirësuar
“Aparaturat? Krahasuar me vende si Spanja, kemi mangësi, por aparaturat bazike sot moderne i kemi. Duhen aparatura që bëjnë veprime më të specializuara. Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, tregues se kemi ende nevojë të përmirësojmë sistemin dhe mënyrën e menaxhimit.”
Mjeku Sallabanda u shpreh pro lejimit të punësimit të mjekëve në shtet dhe privat, një sistem që e ka dhe Franca dhe Italia.
“Duhet të përkrahen mjekët që janë atje, pse jo të zhvillojnë aktivitetin e tyre në privat” tha Sallanda
Nga ana tjetër Rama foli për ndryshimet që janë bërë që lejon punësimin e mjekëve në privat por më parë duhet të marrin aprovim nga drejtuesi duke shtuar se “s’mund të jetë ‘hajt se po nisem’.
“Lidhjet e publikut me privatin, për shkak të mësimeve që nxorrëm nga historitë e pagëlltitshme të Onkologjikut e kemi që mjeku që punon në publik mund të shkojë të punojë në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim dhe sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e kodit etik, tha Rama. /vizionplus.tv