Një 40-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim në Selanik të Greqisë.
Sipas mediave të huaja, shqiptari i ishte arratisur policisë, pasi këta të fundit i ishin vënë në ndjekje.
Gjatë kohës që shoferi ka tentuar t’i ikë policisë, ka plagosur lëhtë një prej efektivëve, të cilin e ka përplasur me makinë. Më pas ai ka hedhur në rrugë një pako me kanabis të papërpunuar me peshë 1 kilogram e 42 gram, ka braktisur mjetin aty pranë dhe është larguar me vrap.
Policia greke ka identifikuar 40-vjeçarin. Në makinën e tij ndodhej partnerja 33-vjeçare, e cila është arrestuar.
Veç makinës së shqiptari, është sekuestruar edhe një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike.
Ndaj 33-vjeçares dhe 40-vjeçarit të shpallur në kërkim është ngritur akuza Transport droge për qëllime trafiku.
Polici i plagosur është dërguar në spitalin, ku po merr mjekim e duhur. /vizionplus.tv