SMS-të nga Dosja e SPAK, Shullazi-Arben Ndokës: Mos i trego Ervis Martinajt për mua

4 months ago 41
Reklamë

Në dosjen e SPAK janë të zbardhura të gjitha bisedat mes Ervis Martinajt, Arben Ndokës Emiljano Shullazit, Marklen Hakës dhe personazheve të tjere për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.

Në dosjen që ka pare gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene, thuhet se paguhet deri në 1 milion euro për vrasjen e vëllezërve Bami, ndërkohë që vërehet dhe një mosbesim mes palëve. Kjo vërehet në momentin kur Emiljano Shullazi i shkruan nga burgu Arben Ndokës që të mos i tregojë Ervis Martinajt që i jep ai përmes Marklen Hakës informacionet për vendin ku ndodhet Durim Bami.

Lexo edhe :

Related Posts

Kjo, pasi Ndoka është angazhuar në gjetjen e “gjuajtëseve”, kurse Ervis Martinaj paguan paratë.

Pjesë nga dosja

Ndërkohë që merr informacione nga Marklen Haka në lidhje me lëvizjet e Durim Bamit, Emiljano Shullazi ia komunikon ato ish-deputetit Arben Ndoka. Shullazi i shkruan Ndokës se “kam një njeri që më jep informacione për Durin (Durim Bamin)”, por nuk i thotë së bëhet fjalë për Marklen Hakën.

Ndërkohë, ndër të tjera, Shullazi i kërkon Ndokës që të mos flasë me Ervis Martinajn që kishin kontakt bashkë pasi sipas tij kjo do të dëmtonte planin për heqjen qafe të Durim Bamit.

Sipas informacioneve që merr Shullazi dhe ia kalon Ndokës, Durim Bami ka dy makina me të cilat lëviz. Njëra është një makinë e blinduar dhe tjera një Range Rover, me të cilën më pas do t’i bënin atentat.

“Mua më thanë që e kanë parë në Gjirin e Lalzit. Madje lëviz edhe nëpër Tiranë te bar A.. te Oxhaku e kanë parë. Lëviz lirshëm ai”, shprehet ndër të tjera Shullazi në lidhje me Durim Bamin.

Më herët, Shullazi i thotë Marklen Hakës se Redjan Rraja që është në burg flet me të tjerët dhe thotë se “Durim Bami është më i forti në Fushë Krujë”, ndërsa ndër të tjera kërkon edhe angazhimin e Albert Zajes për ekzekutimin e Bamit.

“Ngreje pak atë Bertin se aty te bilardoja ja gjen terëzinë se s’ka kamera”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore të SPAK.

“Pas Durimit vrasim dhe Valterin”

Proukurorët e SPAK kanë zbuluar edhe biseda mes Arian Tukut dhe Arben Ndokës në lidhje me vrasjen e Durim Bamit, por edhe të Valterit, vëllait të tij. Mes të tjerash, Tuku i thotë Ndokës në një bisedët të bërë në korrik 2020, se “me kismet zotit, bëjmë pastrim total deri në shtator dhe ua shuajmë rracën” duke iu referuar Durim dhe Valter Bamit. Tuku thotë se duhet që pas Durimit të ekzekutohet dhe Valter Bami pasi “mund të marrë azil diku dhe zhduket”. /vizionplus.tv

Read Entire Article