Sot dita Ndërkombëtare e Tokës, mesazhi i Presidentit Begaj: Kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër!

4 months ago 17
Reklamë

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh, nëpërmjet të cilit nxit qytetarët të përkujdesen për mjedisin ku jetojnë, në dobi të jetesës së fëmijëve të tyre dhe të ardhmes së përbashkët.

Presidenti Begaj bën thirrje të mos qëndrojë askush indiferent përballë emergjencës së ndryshimeve klimatike.

“Çdo hap i vogël drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, është një hap i madh për shëndetin e planetit tonë.
Bashkë kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër!”, shkruan Presidenti në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshinë ngjarje të ndryshme globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës “Earth Day Network” .

Në Ditën e Tokës 22 Prill 2016, Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe rreth 120 vende të tjera.

Ky nënshkrim plotësoi një kërkesë kryesore për hyrjen në fuqi të draft traktatit historik të mbrojtjes së klimës, të miratuar me konsensusin e 195 vendeve të pranishëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në vitin 2015, në Paris. /vizionplus.tv/

Read Entire Article