Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashinjë

7 months ago 17

Sot besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit.

Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë mëgjes të gjithë besimtarët për festën e Sulltan Nevruzit.

Teksa uron besimtarët për këtë ditë të shënuar, Rama ka postuar më rrjetin e tij social në Facebook pamje nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë.

“MIRËMËNGJES dhe nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë, ju uroj gëzuar festën e Sulltan Nevruzit”, shkruan Rama në Facbeook.

22 marsi është Dita e Nevruzit ose Dita e Sulltan Nevruzit. Që nga viti 1996, Dita e Nevruzit është festë zyrtare në Shqipëri. Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane.

Sot, kjo ditë në Shqipëri është festë fetare zyrtare për Komunitetin Bektashi. Një simbol i njohur i kësaj feste është edhe ëmbëlsira e ashures/vizionplus.tv.

Read Entire Article