Nesër 24 prill mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa sot vendi po zbaton heshtjen zgjedhore. Heshtja përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.
Në garë për zgjedhjet presidenciale janë shtatë kandidatë, dy prej tyre shqiptarë. Garuesit dhe partitë e tyre kanë hedhur akuza për afërsinë e disa prej kundështarëve politikë me Federatën Ruse apo për pengimin e proceseve të integrimit të vendit drejt BE-së.
Presidenti i ri pritet të zgjidhet në balotazh më 8 maj, kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.
Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriu tjanë: presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga GROM.
Për zgjedhjet presidenciale, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës.
Në Maqedoninë e Veriut, janë të regjistruar 1.713.758 zgjedhës, ndërsa jashtë vendit apo zyrat konsullore mund të votojnë 2.569 zgjedhës./vizionplus.tv/