Sonte luhen takimet e fundit të xhiros së parë të ndeshjeve në grupet e kampionatit europian.
Zbret në fushë për të provuar veten Portugalia e Cristiano Ronaldos, konsideruar një ekip favorit për shkak të organikës shumë cilësore.
Kundër Çekisë sonte, ata udhëhiqen nga Cristiano Ronaldo që përtej moshës 39-vjeçare, vazhdon të tregojë një formë të mirë sportive e të shënojë gola, sikurse bëri edhe në ndeshjet miqësorë para nisjes së evropianit.
Ronaldo është rekordmen i golave me ekipet kombëtare e do të provojë ndoshta ta mbyllë me lavdi aventurën e tij me luzitanët për të fituar titullin e dytë europian pas atij të vitit 2016 në Francë.
Bashkë më të edhe veterani tjetër i mbrojtjes Pepe, por edhe yjet e ekipit, Bruno Fernandez, Rafael leao, Zhoa Feliks dhe Bernanrdo Silva.
Përballë janë çekët e trajnerit Ivan Hasek, të cilët në eliminatorët në grupin e Shqipërisë nuk shkëlqyen.
Janë një ekip që besojnë më shumë tek forca e grupit dhe elementi më cilësor që kanë është Patrik Shik në majë të sulmit.
Në sfidën tjetër të grupit Turqia ia kaloi ndaj Gjeorgjisë që merr pjesë për herë të parë në një europian e ku spikat ylli i saj Kvaratshkelqia. Turqit gjithsesi shihen si ekip favorit pasi kanë disa lojtarë shumë të talentuar si Calhanoglui, Arda Gyler apo Kenan Illdiz./vizionplus.tv