SPAK mbylli hetimet, flet Argita Berisha: Im atë ka deklaruar pasurinë për 30 vite, akuzat janë dekoratë për të

1 month ago 23

Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Argita Malltezi, zhvilloi një konferencë për mediat teksa paralelisht SPAK mbylli hetimet lidhur me aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Malltezi e konsideroi aktakuzën ndaj Berishës si një dekoratë për babanë e saj, për të cilin theksoi se ka deklaruar për 30 vite në organet kompetente pasurinë e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

 “Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën pasi ka bërë vettingun 30 vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij dhe nga ky vetting rezulton se Berisha nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm. Nëse do të kishte pasur do të ishte në gjyq për këto shkelje apo përfitime dhe jo për tokën e gjyshes së Jamarbër Malltezit”, tha ajo.

Duke qëndruan në të njëjtën linjë me kreun e PD, Malltezi theksoi se aktakuza nuk është e mbështetur mbi fakte, por mbi falsifikime të hetuesve.

Kjo aktakuzë tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. Në radhë të parë në lidhje me pronën nuk kanë mundur të shtyhen në mashtrimin që coi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se gjoja ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne kemi vënë në dispozicion dokumentet  që provonin kthimin e pronës dhe më pas kemi bërë publike dokumentet që lidhen me fletoren zyrtare”, tha Argita Malltezi.

SPAK mbylli hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa mbi të rëndon akuza e “korrupsionin pasiv”./vizionplus.tv

Read Entire Article